Nadali në dyshim për Olimpiadën, shkak frika nga pandemia

12 maj 2021 | 17:16

Numri dy në botë, Rafael Nadal ka hedhur dyshime në lidhje me prezencën e tij në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që zhvillohen në Japoni, duke nisur nga 23 korriku.

Tenisti spanjoll deklaroi se është i pavendosur për shkak të pandemisë Covid-19 që është ende kërcënuese në bote e veçanërisht në Japoni, ku infektimet janë në nivele të larta. Nadal është “trembur” edhe nga deklaratat e tenistëve vendës, Naomi Osaka e Kei Nishikori, që janë shprehur të pasigurt për zhvillimin e Olimpiadës. Spanjolli ende nuk ka asnjë plan për sa i përket Olimpiadës.

“Ende nuk e di nëse do të shkoj apo jo. Sinqerisht, nuk mund të jap një përgjigje, pasi ende nuk e kam vendosur. Kalendari im i eventeve deri në atë datë është i paqartë për shkak të pandemisë”, ka thënë Nadal.

“Në një botë normale, përgjigjja ime do të ishte PO. Të gjithë e dinë rëndësinë e këtij eventi, se sa e rëndësishme ka qenë për mua pjesëmarrja në Olimpiadë. Por në kishte të tilla, nuk e di. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat muajt në vijim dhe nëse do të kem hapësira në kalendarin tim dhe a do të jem në 100% të formës”, ka shtuar Nadal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq nuk mund të luajë për Milanin më…