Nadali në gjysmëfinale të “Australian Open”
Asnjë problem për Rafael Nadal në çerekfinale të “Australian Open”, turne të cili e ka fituar vetëm një herë në karrierë 10 vite më parë.
Tenisti spanjoll theu me rezultatin e pastër 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) në vetëm 1 orë e 49 minuta lojë amerikanin Frances Tiafoe.
Asnjë lojë e humbur nga Nadal me shërbimet e tij dhe mbi 10% të pikëve të fituara direkt në shërbim. Spanjolli nuk shërbente kaq fort dhe me kaq shumë efikasitet që nga US Open 2010, raporton “ss”. Djaloshi amerikan Tiafoe duhet ta ketë kuptuar se nuk mund të shkonte përtej limiteve të tij, faza çerekfinale mbetet gjithsesi një arritje për të.
Në gjysmëfinale të Australian Open Nadal do të matë forcat me një tjetër të ri tepër të talentuar, grekun Stefanos Tsitsipas, që pasi nxori jashtë turneut Federerin, eliminoi në këtë raund Bautista-Agut.