Nadali në gjysmëfinale të French Openit
07 qershor 2018
| 15:29
Rafael Nadal ka mposhtur Diego Schwartzmanin me rezultat 4-6, 6-3, 6-2 dhe 6-2, për të kaluar në gjysmëfinale të French Open.
Spanjolli nuk tregoi formë të mirë në setin e parë në të cilin Schwartzmann ishte më i mirë, por pasi ndeshja u ndërpre shkaku i shiut, në fushë u shfaq një Nadal më në formë dhe riktheu gjithçka.
Nadali do të përballet me Juan Martin del Potron që sot mposhti kroatin Marin Ciliq. Finalja zhvillohet të dielën.