Nadali: Në Roland Garros ia vlen të luaj deri në vdekje
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu ATP 500 i Barcelonës pas humbjes 2-0 (7-5, 6-1) nga australiani De Minaur. Edhe pse luftoi fort në setin e parë, ai humbi, duke u dorëzuar në të dytin.
“Nuk ishte sot dita që më duhej të lija gjithçka në fushë dhe të vdisja. Në Paris, në Roland Garros, do të shkojë si të dojë Zoti. Atje shpresoj të jem konkurrues dhe është koha për të luajtur deri në vdekje”, ka thënë Nadal.
“Një javë më parë mendova se nuk do të mund të luaja më këtu. Mesazhi i qartë përpara turneut ishte që të jepet përparësi për të mos marrë rreziqe. E rëndësishme ishte të isha në gjendje të luaja dhe unë luajta”, ka shtuar spanjolli. Më tej, 37-vjecari ka shtuar: “Të jesh në fushë është një lajm i shkëlqyer. Unë luaj me atë që kam dhe ka raste që nuk luaj. Këtë herë nuk mund të përballoj të luaj një ndeshje treorëshe. Shpresoj të jem në Madrid pas një jave, të grumbulloj ditë stërvitje dhe ndeshje. Jam mirë, i marr gjërat në mënyrë filozofike dhe i analizoj në mënyrën e duhur. Do të vazhdoj rrugën time”.