Nadali: Nuk do të shkatërroj veten për ta thyer rekordin e Federerit

19 shkurt 2021 | 22:40

Rafael Nadali nuk arriti ta thyejë rekordin e 20 grand slameve që ai dhe Roger Federeri ndajnë së bashku. Tenisti spanjoll u eliminua dy ditë më parë në çerekfinalet e Australian Openit, ndaj parakalimi që ai synonte të bënte ndaj Federerit është shtyrë për më vonë.

“Mendoj se është e drejtë që një njeri të ketë ambicie, por për t’ia dalë mbanë duhet të jetë i shëndetshëm. Nuk duhet që ajo ambicie të të shkatërrojë, për ta arritur me çdo kusht. Unë nuk do të ‘vras veten’ për ta thyer rekordin e Rogerit”, ka thënë Nadali.

“Nuk jam afruar kurrë në këtë sport duke menduar ashtu. Unë luaj sipas standardeve dhe mundësive të mia. Dua të kthehem në shtëpi i lumtur se kam dhënë maksimumin në fushë. Në Australian Open ndoshta bëra një gabim, por edhe lodhja bëri të vetën”, ka deklaruar Nadali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 1071 raste të reja me COVID-19 dhe 19 humbje…