Nadali nuk zhgënjen në startin e Australian Open
Në Melburn, kanë nisur takimet e raundit të parë të grand slemit të Australian Open për meshkuj, ku nuk pati surpriza të mëdha në sfidat e luajtura sot.
Numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, fitoi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-1, 6-1) ndaj Victor Estrella, duke avancuar në turin tjetër. Një ndeshje e mirë e spanjollit, që tregoi një formë të mirë. Më tej avancon edhe australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) Rogerio Silva, mbështetur edhe nga fansat e tij.
Pas gati 5 orësh lojë u eliminua tenisti spanjoll David Ferrer, që u mund 3-2 nga Andrey Rublev, ndërsa francezi Gilles Simon triumfoi 3-0 ndaj Marius Copil.
Në turin e dytë avancon edhe një tjetër tenist francez, Jo-Wilfried Tsonga, që mposhti 3-0 Kevin King, ndërsakroari Ivo karlovic eliminoi Laslo Djere, duke fituar 3-0. Një biletë për më tej presin edhe marin Cilic, Leonardo Mayer e Joao Sousa. (Telesport)
Ducati prezanton motorin e ri
Ducati ka prezantuar motorin e ri me të cilin Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo do të garojnë në MotoGP këtë vit.
“Me një Andrea Dovizioso nënkampion bote, i aftë për rezultate të jashtëzakonshme që kanë treguar talentin e tij të nënvlerësuar nga shumë persona dhe me një Jorge Lorenzo që në pjesën e fundit të sezonit tregoi shpejtësi, jemi gati për një vit madhështor”, ka thënë administratori i deleguar i skuadrës italiane, Claudio Domenicali.
Motori i prezantuar në Bolonjë, sipas pilotëve, do të jetë i aftë për të luftuar seriozisht për titullin kampion me japonezët Honda e Yamaha.