Nadali përshëndetet me tenisin

20 nëntor 2024 | 10:52

Rafael Nadal, legjenda e tenisit, ka luajtur mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp në çerekfinalet e Kupës Davis.

Nadali, i cili ka njoftuar tërheqjen nga sporti pas këtij turneu, ka fituar 92 tituj në karrierë dhe 22 Grand Slam, përfshirë 14 tituj të French Open.

Ai po ashtu do të kujtohet për rivalitetin epik me Roger Federerin.

Mirëpo, pas ndeshjes së tij të fundit, Nadali ka thënë se dëshironte të kujtohej si një “njeri i mirë nga një fshat i vogël në Mallorca”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës së Anglisë, z. Andrew Bailey, i ka…