Nadali rikthehet të luajë në Barcelonë, Alcaraz ngre ‘flamurin e bardhë’

16 prill 2024 | 11:12

Një tenist spanjoll rikthehet të luajë një tjetër tërhiqet. Rafael Nadal, ish-numri 1 në botë, ka konfirmuar se do të luajë në turneun e Barcelonës, që nis sot. Kjo është ndeshja e parë e Nadali që nga janari, ku luajti në Brisbane para se të tërhiqej.

“Jam stërvitur mirë këtë javë dhe mendoj se jam gati për të luajtur. Nuk kam pritshmëri të larta, por dua të shoh veten time në këtë sipërfaqe. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe të luaj sa më shumë, pa sforcuar veten”, ka thënë Nadal.

Ndërkohë, ai që ka ngritur “flamurin e bardhë” është talenti spanjoll Carlos Alcaraz. Ai është ende i lënduar në shpatullën e djathtë, ku ndjen dhimbje. Ndaj, 20-vjeçari vendosi të mos paraqitet në turneun e Barcelonës. Jo vetëm kaq, por Alcaraz rrezikon të mos luajë as në turneun Masters të Madrid, pas 10 ditësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar…