Nadali shërohet nga Covidi

30 dhjetor 2021 | 16:01

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, aktualisht numri 5 në botë, ka konfirmuar në rrjetet sociale se është shëruar nga koronavirus.

Ai ishte infektuar gati dy javë më parë, pas turneut të Abu Dhabi.

Spanjolli ka disa ditë që ka nisur stërvitjen, në izolim në shtëpinë e tij në Majorka dhe sot është nisur për në Australi, për të marrë pjesë në grand slam e parë të vitit

Nadal pritet të luajë në një turne të vogël para këtij grand slam.

“Tani është koha të kuptoj se si do të reagojë trupi im pas sëmundjes. Nuk mund të garantoj me 100% se do të jem në Australian Open, por do ta provoj. Objektivi kryesor është të je mi shëndetshëm”, ka thënë Nadal.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe këtë fund vit si çdo fund vit tjetër nuk…