Nadali tërhiqet edhe nga ‘Italian Open’
05 maj 2023
| 21:40
Rafael Nadal ka njoftuar se nuk do marr pjesë në Italian Open në javën e ardhshme, shkak lëndimi. Nadal nuk ka konkurruar në një ngjarje sportive që nga “Australian Open” në janar. 36-vjeçari spanjoll nuk është rikuperuar nga problemet e muskujve të kofshës që e kanë shqetësuar.
Megjithatë, ka një shpresë për të që të luajë në Roland Garros. “Megjithëse kam vënë re disa përmirësime ditët e fundit, nuk jam stërvitur në nivel të lartë për disa muaj dhe procesi i ripërshtatjes kërkon kohën e vet. Kështu që unë vetëm duhet ta pranoj këtë dhe të vazhdoj të punoj”, ka thënë Nadal.