Nadali thyen një rekord në tenis

05 mars 2020 | 22:31

Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfoi pak ditë më parë në turneun e Accapulco (Meksikë), suksesi i parë sezonal për 34-vjeçarin. Ky triumf pa një të veçantë për Nadalin, pasi e bën atë një legjendë në sportin e tenisit.

Ai është tenisti i vetëm që arrin të fitojë të paktën një trofe në vit prej 17 sezonesh radhazi. Askush tjetër nuk ka arritur të jetë fitues për një periudhë kaq të gjatë. Madje as Federeri që ka fituar të paktën një turne për 15 sezone radhazi, ashtu sikurse Novak Djokoviq.

Spanjolli ka mundësi që ta thyejë edhe më tej këtë rekord nëse vazhdon të luajë edhe vitin tjetër e natyrisht nëse arrin të jetë i suksesshëm. Nadali ka shumë avantazh në fushat me dhe, që është sipërfaqja e tij e preferuar e ku fiton thuajse në të gjitha turnetë ku merr pjesë. Renditja: Rafael Nadal (17 sezone), Roger Federer (15 sezone), Novak Djokoviq (15 sezone), Ivan Lendl (14 sezone), Jimmy Connors (13 sezone).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, për…