Nadali triumfon në Montreal, Serena Williams tërhiqet në finale
12 gusht 2019
| 15:22
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është shpallur tues i turneut Masters të Montrealit (Kanada), pas tores 2-0 (6-3, 6-0) ndaj rusit Daniil Medvedev, turne i zhvilluar në fushat me çement. Nadal, numri 2 në botë, mbron në këtë mënyrë titullin e fituar një vit më parë, në një takim pa rivalitet, dominuar për gati 60 minuta nga spanjolli.
Ky është suksesi numër 86 në karrierë për Nadal. Për femra, finalja mes tenistes amerikane Serena Williams dhe kanadezes Bianca Andreescu zgjati vetëm 16 minuta. Serena Williams, e dëmtuar, shpresoi të rikuperonte fizikisht dhe të luante në këtë sfidë, por pa sukses.
Në rezultatin 3-1 në favor të kanadezes (në setin e parë), ajo u tërhoq mes lotëve, pasi e kishte të pamundur të luante. /Telesport/