Nadir Haxhimusa nderohet me mirënjohje post-mortem

07 gusht 2022 | 15:22

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka nderuar me mirënjohje post-mortem ish-futbollistin ferizajas, Nadir Haxhimusa.

Ai këtë mirënjohje ia dorëzoi djalit të të ndjerit, futbollistit të spikatur, Betim Haxhimusa, para ndeshjes përkujtimore ndërmjet veteranëve të FC Ferizajt dhe veteranëve të Kombëtares së Kosovës, e cila u zhvillua në Ferizaj dhe u mbyll me fitoren e veteranëve të Kombëtares së Kosovës, me rezultat 3:2. Presidenti Ademi e vlerësoi lart figurën dhe kontributin e Nadir Haxhimusës ndër vite për futbollin ferizajas dhe në përgjithësi për atë kosovar. Ai theksoi se komuniteti i futbollit gjithmonë do t’i respektojë dhe do t’i kujtojë me krenari të gjithë ata që e dhanë kontributin e tyre sidomos gjatë periudhës së rezistencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla është…