
Nafta me 1.69 cent e dërgon transportin rrugor në falimentim
31 mars 2022
| 13:54
Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës. Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër.
E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 centë
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, shtrenjtimin e naftës e sheh katastrofale për sektorin e transportit rrugor.
“Nafta një litër 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i transportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje.
Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shkruar Kurtishaj në llogarinë e vet në “Facebook”.