Nafta shtrenjtë, edhe biletat e autobusit për Shëngjin, Velipojë e Sarandë do të shtrenjtohen

15 qershor 2022 | 08:02

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë të mërkurën në emisionin “gjesi” të T7 se do të ketë rritje të çmimeve të biletave për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas tij, bileta për Shëngjin dhe Velipojë nga 15 euro mund të shkojë në 20 euro.

Ndërkaq, për Sarandë mund të shkojë mbi 30 euro bileta kthyese.

Shoqata e Transportit Rrugor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojë akcizën në mënyrë që operatorët e autobusëve të mbijetojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në InfoNata…