Nafta shtrenjtohet për javën e katërt radhazi
24 korrik 2023
| 13:56
Në katër javët e fundit çmimi i naftës është ngritur nëpër tregjet ndërkombëtare.
Kjo ka ndodhur pas shqetësimeve në rritje për furnizim të pamjaftueshëm në muajt në vijim dhe zhvillimeve në luftën Ukrainë-Rusi.
Çmimi për barrel në tregun londinez ka regjistruar ngritje prej 1.2 përqind, në 81.07 dollarë, derisa në tregun amerikan një barrel është tregtuar me çmim 77.07 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga prilli, raporton Reuters.