Nafta sot, zhvillimet në tregjet globale

14 janar 2019 | 11:12

Gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë regjistruar në rënie, me  naftën Brent që ka zbritur sërish poshtë nivelit të 60 dollarëve për fuçi.

Rënia e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare  gjatë sesionit të kaluar nuk është reflektuar në tregun vendas ditën e sotme, si pasojë e forcimit të ndjeshëm të dollarit amerikan kundrejt lekut.

Kështu, sot, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 144.62 lekë për litër, në rritje me 0.18% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.1 lekë për liter, shkruan “scantv”.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se “do ta shkatërrojë…