Naftëtarët dalin kundër Qeverisë për përcaktimin e çmimet maksimale të derivateve
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marr vendim se të përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.
Siç ka treguar Qeveria kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve.
Por, kryetari i Shoqatës së Natarëve të Kosovës, Fadil Berajni ka thënë se nuk e përkrahin vendimin e Qeverisë për përcaktim të çmimet maksimale për derivatet e naftës.
Ai në një prononcim për FaktePlus ka thënë se Naftëtarët janë kundër këtij vendimi, dhe se gjatë ditës së sotme do të kenë një takim mes vete.
“Ne jemi kundër këtij vendimi. Me këtë vendim bizneset që merren me derivate do të bankrotojnë. Nuk mund të mbijetohet me 3 cent a apo 5 cent. Çmimi është duke u rritur në krejt boten, ne berëzën ndërkombëtare e në Amerikë. Ne me çmimin që është duke u shitur ne botë edhe furnizohemi dhe nuk është faj i yni ngritja e çmimeve”.
Ai ka treguar se pas pak do të kenë një takim naftëtarët.
“Sot do te kemi një takim dhe nga aty do të dalim me një qëndrim. Por, ajo që mund ta them është se jemi kundër këtij vendim, i cili është marr pa asnjë konsultim dhe nuk mund të përkrahet”.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.
Në komunikatën për media thuhet se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve.
“Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë”.
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka arritur në 110 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit.
Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente.
Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet./FaktePlus/.