Naftëtarët drejt falimentimit, i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa për çmimet
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka mbajtur të premten një takim në të cilin ka shqyrtuar problemet në sektorin e derivateve të naftës. Shqetësimet më të mëdha në këtë takim ishin tek naftëtarët e Gjilanit, ku tash e dy vjet nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve kontrollimit të çmimeve.
Fadil Kryeziu nga “Fama Petrol” në Gjilan, i ka bërë thirrje Ministrisë së Tregtisë dhe kryeministrit Albin Kurti që t’i zgjidhin këto probleme të cilat qëndrojnë tash e dy vjet Sipas tij, në qoftë se nuk zgjidhen këto probleme do të shkojnë drejt falimentimit.
Kurse Fehmi Rexhepi nga “Burimi Petrol”, ka thënë se të njëjtë e kanë naftën, por më lirë është duke u shitur me pakicë se me shumicë.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se do të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë problem. Nuk është mirë, por ne do ta bëjmë maksimumin”, ka thënë Berjani.
Në anën tjetër, Selajdin Beqa drejtor i përgjithshëm i Autoritet Kosovar i Konkurrencës është kundërpërgjigjur naftarëve të Gjilanit, duke thënë se janë shumë të hapur për zgjidhjen e këtij problemi. /EO