Naftëtarët: Nuk po e shesim naftën 30 centë më shtrenjtë
27 dhjetor 2018
| 11:39
Çmimi i naftës në Kosovë është më i lirë në rajon, përveç Maqedonisë e cila ka akcizën 10 cent më të lirë.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se janë ë pavërteta lajmet se në Kosovë po shitet nafta 30 centë më shtrenjtë.
“U lansua kinse nafta po shitet 30 centë më shumë se në regjion, kjo s’është e vërtetë. Në regjion në përgjithësi janë më shtrenjtë, përveç Maqedonisë. Shteti maqedonas që po thonë pse e ka me lirë naftën, ne jemi më të lirë ne rajon sepse Maqedonia e ka akcizën 10 centë më lirë. Ne rregullatori, kyçja në rrugë jemi i vetmi shtet që paguajmë kyçje në rrugë”, ka thënë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.