Nagavci: Brenda 24 orëve mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se brenda 24 orëve 60 mijë e 244 prindër kanë aplikuar për subvencionimin me tekste shkollore.Nagavci ka bërë thirrje tek ata prindër që ende nuk kanë aplikuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
“Të dashur prindër, një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën ‘E-kosova’. Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60 244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]. Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.