Nagavci: Deri tani janë vaksinuar 55 094 punëtorë arsimorë

20 gusht 2021 | 11:15

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, ka treguar se deri me tani janë vaksinuar 55 094 punëtor arsimor.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29 878.

Nagavci sërish ka ftuar punëtorët e arsimit që të vaksinohen para fillimi të vitit të ri shkollor.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Të nderuar, mësimdhënës, drejtor shkollash e staf tjetër i institucioneve edukativo-arsimore, të dashur studentë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët, është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.

Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.

Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen.

Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike.

Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni.

Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inis Gjoni duket se ka arritur ende të ruajë bukurinë…