Nagavci do të duhej të jepte dorëheqje pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

15 nëntor 2024 | 00:11

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të duhej të jepte dorëheqje pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual.

Ai ka shkruar në “Facebook” se sjellja e papërgjegjshme e qeverisë dhe ministres së arsimit jo vetëm që shkel standardet e qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike, por gjithashtu rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetaret ndaj edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues.

“Në një qeverisje etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit dhe gabimeve ne doracaket e hartuar”, ka shkruar ai.

“Sjellja e papërgjegjshme e qeverisë dhe ministres së arsimit jo vetëm që shkel standardet e qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike, por gjithashtu rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetaret ndaj edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues”.

“Doracakët mund të rishkruhen e të përmirësohen, por një ministre që nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e saj rrezikon gjithë idenë e edukimit seksual – një lëndë edukative, që sipas të gjitha studimeve në vendet ku praktikohet si lëndë mësimore, ka treguar se të rinjtë bëhen me të informuar dhe me të përgjegjshëm, duke ulur kështu rreziqet që prekin fëmijët nga mungesa e informacionit. Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues nuk është lëndë mësimore për të nxitur e promovuar sjellje të papërshtatshme të fëmijët, përkundrazi për t’u dhënë atyre njohuri dhe informacion që i mbrojnë nga rreziqet dhe keqkuptimet”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjigantët” e futbollit evropian, Italia e Franca janë dy kombëtaret…