Nagavci e Bulliqi i duatrokasin zgjidhjes së diskutueshme që Kurti i bëri ekuacionit në një shkollë në Llap

04 shtator 2024 | 18:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Kurti zgjidhi një detyrë matematike aty Nagavci e Bulliqi i duartrokitën, mirëpo në rrjetet sociale ka shumë komente se i pari i vendit këtë detyrë e ka kryer gabim.

Bëhet fjalë për një detyrë me të panjohur (X).

Detyra ishte kjo: -(3x) – (-5) = (-5x) – (-2) +3

Sipas Kurtit, X është 5.

Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një version tjetër, që X është 0.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Halimi Çështja e të burgosurve politikë, është një…