Nagavci e pranon se rezultatet në PISA ishin më të dobëta sesa në vitin 2018
Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka radhitur disa faktorë të ndryshëm që ndikuan në rezultatet e dobëta të testit “PISA 2022” ku Kosova u radhit e 76 nga 80 shtete të botës, transmeton Tëvë1.
“Edhe një herë u konfirmuan rezultatet që ishin edhe në dy testet paraprake. Në të tri fushat ku vlerëzohen nxënësit, rezultatet ishin jo të mira, në lexim, matematikë dhe në shkenca. Janë më shumë sesa një faktorë. Performanca e mësimdhënësve ka një rol shumë të rëndësishme. Janë edhe faktorë tjerë, siç janë cilësia e teksteve mësimore, mënyra e rekrutimit të stafit..”, shtoi Nagavci për InfoNata.
Por, këto rezultate ajo i krahasoi edhe me vendet tjera të rajonit, që sipas saj nuk ishin në një pozitë më të mirë sesa vitet tjera paraprake.
Më poshtë deklarata e plotë e ministres Nagavci.