Nagavci, Hotit: Ju e shpërblyet dyfish Serbinë dhe humbët shtetësinë e Kosovës

21 tetor 2020 | 12:55

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti, në interpelancën e tij për mosaplikim në organizatat ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, Nagavci, është treguar mjaftë e ashpër ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Nagavci ka thënë se me heqjen e reciprocitetit dhe heqjes dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë dhe se Hoti ka hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Me pezullimin e së drejtës që të kërkojë anëtarësim nga organizatat ndërkombëtare e përmbushi Serbinë që të vazhdojë fushatën e saj kundër njohjeve kundër Kosovës. Kjo kërkesë është që Kosova të heq për një vit të heq dorë prej sjelljes së saj si shtet normal e sovran… Anëtarësimi në organizata i ndihmon ekonomisë dhe nuk e pengon atë. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është atribut i sovranitetit të një vendi… s’ka asnjë shtet që i thotë vetes shtet që i thotë publikisht shtetit tjetër që të heq dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare… Shteti ose ekziston ose jo. Nuk mund të konsiderohet si një makinë që mund ta fikësh e ta ndezësh sa herë që dëshiron… ju e fikët vullnetarisht shtetin. Zotimi për mosanëtërësim në organizata të ndryshme është bllokim për një vit i shtetit të Kosovës… shumë prej këtyre proceseve kanë pasur sfida në anëtarësim ndërkombëtar e tash po e pengoni ju atë. Kosova edhe ashtu ishte vonë, ndërkaq ju u kujdesët që ta sillni edhe më shumë mbrapa”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke raportuar në interpelancën…