Nagavci: Kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

27 gusht 2024 | 15:17

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se ka nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025, i cili përcakton fillimin dhe mbarimin e këtij viti shkollor për të gjitha institucionet publike dhe private.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Nagavci ka falënderuar grupin punues i cili e ka hartuar këtë kalendar dhe ka thënë se ai ka qenë gjithëpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MAShTI.

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar Nagavci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky çmim special do të jepet në Monte Carlo gjatë…