Nagavci komenton dorëheqjen e Ahmetit nga Vetëvendosja
07 mars 2018
| 21:37
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar e para dorëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga kjo parti.
Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka thënë se Ahmeti mbetet kryetar i kryeqytetit.
“Ahmeti është kryetar i kryeqytetit. Ka punë për të qeverisur me kryeqytetin. Ka numër të madh të asamblistëve që do ta ndihmojnë. Deri në zgjedhjet e ardhshme do t’i shohim hapat më tutje”, ka thënë Nagavci në “Rubikon” të “KTV”-së.
Ajo ka thënë se Ahmetit i dëshiron sukses në të ardhmen.
“E falënderoj për bashkëpunimin dhe kontributin, dhe i uroj sukses”, është shprehur Nagavci.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.