Nagavci: Kosova ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe president të ri
07 gusht 2018
| 13:54
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka vlerësuar si joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve’ nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Ajo në një konferencë për medie, ka thënë se Kosova ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe për një president të ri.
“Thaçi e ka treguar veten në raport me Luginën me rastin e lapidarit në Preshevë. Duhet të kemi kujdes që Thaçi të mos veprojë më ashtu siç veproi në Preshevë. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. T’i hapim rrugë një qeverie të re që nuk e duron dhe toleron korrupsionin dhe krimin. Kosova ka nevojë më shumë se çdo herë për një president të ri që nuk e ka hallin e vet personal por të popullit”, ka thënë Nagavci.