
Nagavci: Krimi mbi vajzat në vendin tonë është bërë i zakonshëm
08 shkurt 2019
| 18:19
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se rasti i viktimës së keqpërdorimit seksual nga Drenasi tregon se në çfarë niveli janë institucionet e vendit.
Se ngacmimet seksuale janë të pranishme shumë edhe në institucionet arsimore, Nagavci e ka forcuar me një shembull të një nxënëse tjetër, që kishte ndodhur sa ajo ishte në krye të arsimit në Prishtinë.
Ajo ka shtuar se për shkak të kriminaliteti që i kanë kapluar institucionet tona krimi mbi grat dhe vajzat është bërë i zakonshëm.