Nagavci: Kush dëshiron rrëzimin e qeverisë, ta nënshkruajë mocionin
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se të gjitha partitë që dëshirojnë rrëzimin e qeverisë Hoti, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit.
“Jemi të bindur se kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë. Të gjitha partitë që mendojnë se kjo qeveri duhet të shkojë, duhet ta nënshkruajnë këtë mocion. Deklaratat e individëve nga paritë politike që i japin në studio televizive janë sa për konsum”, ka thënë ajo në një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë Kosovës.
Nagavci ka mohuar të kenë marrë ndonjë ftesë për tryezën e përbashkët mes partive politike, për çështjen e presidentit.
Në këtë kontest, ajo ka thënë se qëndrimi i tyre është i qartë se presidenti duhet të zgjedhet pas zgjedhjeve të reja.
“Një president i zgjedhur nga kjo legjislaturë nuk do të përmbushte kërkesat e qytetarë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e më pas legjislatura e re të zgjedh edhe presidentin”, është shprehur Nagavci.