Nagavci: Mbi 65 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar me të dy dozat

26 shtator 2021 | 11:14

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që viti i ri shkollor të nisë më 27 shtator.

Ajo ka bërë me dije se më shumë se 65 për qind e mësimdhënësve dhe stafit që punon në shkolla janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq me një dozë janë vaksinuar mbi 90 për qind.

“Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik”, ka shkruar ministrja Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi i njësive të…