Nagavci: Mësimdhënësve nuk u janë paguar pagat jubilare
24 maj 2018
| 12:10
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se mësimdhënësve të Kosovës nuk janë duke iu realizuar të drejtat e tyre ashtu siç është paraparë me kontratën kolektive.
Ajo në një konferencë për medie, ka thënë se në kontratë parashihte që buxheti për realizimin e kësaj të drejte duhet të fillonte me buxhetin e vitit 2018, por sipas saj kjo nuk ka ndodhur.
“Komunat duhet ta realizojnë këtë të drejtë të mësimdhënësit. Ne kemi nisur një letër për të gjithë kryetarët e komunave ku kërkojmë që t’ju njihet kjo e drejtë mësimdhënësve. Të mos shpenzohet energjia e mësimdhënësve në realizimin e të drejtave të tyre. Iu bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që janë të obliguar ta realizojnë këtë drejtë”, ka thënë Nagavci.
/Epoka e re/