Nagavci: Ministria e Arsimit do të mbajë konferenca çdo dy javë

30 maj 2021 | 20:24

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci, me qëllim të shtimit të bashkëpunimit me media, ka vendosur që ministria që ajo drejton të mbajë konferenca për media çdo dy javë.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se gjatë konferencave me mediat këto të fundit do të kenë mundësi të marrin përgjigje mbi temat që u interesojnë.

“Përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe te këshilltarja për media, e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje”, shkruan Nagavci.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm dhe këtë e konsideroj si domosdoshmëri përtej informimit.

Për këtë arsye kemi vendosur që në Ministrinë e Arsimit të kemi konferenca çdo dy javë në mënyrë që t’i japim mundësi secilit gazetar të marrë përgjigje për tema të ndryshme. Çdo e dyta e premte do të jetë ditë e ndarjes së informatave për punën tonë ashtu si dhe raportimit për çështjet me interes.

Përtej kësaj, për çdo çështje që u intereson, mediat mund të drejtojnë pyetje edhe tek këshilltarja për media e cila do të bëjë përpjekje maksimale të kthejë përgjigje.

Si ministre në Qeverinë “Kurti 2” mbetem e përkushtuar në transparencë dhe ministria jonë do të jetë e hapur për media, diçka që ka munguar viteve të kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet me arsimin në Kosovë po vazhdojnë, ndërsa ato edhe…