Nagavci mirëpret emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka reaguar pasi që Kuvendi i Kosovës sot miratoi propozimin për emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
Ajo me këtë rast ka falënderuar deputetët që e votuan këshillin, pa marrë parasysh grupin parlamentar.
“Uroj suksese për KKSH-në dhe pres që së shpejti të kemi edhe Programin Kombëtar të Shkencës, ndërkohë që do të kujdesemi edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme financiare për veprimtarinë kërkimore shkencore”, shkruan ministrja në një postim në Facebook.
Këshilli Kombëtar i Shkencës është trupë profesionale që përkujdeset për zhvillimin sistemor të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe teknologjike në Republikën e Kosovës.
Kosova ka qenë pa Këshill Kombëtar të Shkencës prej qershorit 2011, ndërsa Programi Kombëtar i Shkencës ka skaduar në vitin 2015.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës me mandat katërvjeçar janë:
Shkencat e Natyrës:
1.Fetah Podvorica
2.Mihone Kerolli
3.Ardian Gojani
Inxhinieria dhe Teknologjia:
4.Myzafere Limani
5.Ardian Morina
Shkencat e Mjekësisë dhe Shëndetit:
6.Zanfina Ademi
7.Fisnik Kurshumliu
Shkencat e Bujqësisë dhe Veterinës:
8.Bajram Berisha
9.Hysen Bytyçi
Shkencat Shoqërore:
10.Aliriza Arenliu
11.Gazmend Qorraj
12.Armend Tahirsylaj
13.Serdan Kervan
Shkencat Humane:
14.Majlinda Bregasi
15.Arbnora Dushi