Nagavci: Mustafa dëshmoi edhe njëherë se do të jetë në shërbim të Thaçit
20 prill 2020
| 17:42
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se sot është konfirmuar se Presidenti Hashim Thaçi ka rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti përmes deputetëve të LDK-së.
Përveç kësaj ajo ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar se është në shërbim të Thaçit.
“Pas cicërrimes së mbrëmshme të Presidentit Thaçi, sot menjëherë u lajmërua Kryetari i LDK-së duke dëshmuar se edhe një herë do të jenë në shërbim të Thaçit”.
“Presidenti Thaçi në mbrëmjen e dt.19 prill: “Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien” ( të hiqen). Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me dt.20 prill: “ Nëse LDK-ja do ta drejtonte një Qeveri, hapi i parë do të ishte heqja e reciprocitetit”, ka shkruar ajo në “Facebook”.