Nagavci: Ndërhyrjet politike në arsim kanë ndodhur për dy dekada
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, iu ka përgjigjur kritikave të opozitës për gjendjen e renduar në sistemin arsimor.
Gjatë debatit parlamentar për arsim, ajo ka thënë jo vetëm pandemia ka ndikuar në arsim, duke shtuar se gjendja e rëndë në këtë sistem mbretëron me dekada.
Ajo ka vlerësuar se për më shumë se dy dekada, ka pasur ndërhyrje brutale të partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.
“Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë e i dëshirojmë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Nuk është këtu më shumë se dy gjenerata të humbura, por janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të shumë mësimdhënësve dhe stafit të tjetër në shkolla, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë”, ka thënë ajo.