Nagavci: Ne ia kemi dalë të jemi në qeverisje me përgjegjësi të larta
Deputetja nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, ka publikuar një fotografi në faqen e saj zyrtare dhe ka shkruar se deri te qeverisja e VV-së kanë ardhur me përgjegjësi të plotë.
“Ne ja kemi dalur të jemi në qeverisje e me përgjegjësi të larta. Rruga s’ka qenë as e lehtë e as e shkurtër, por beteja është e më e gjatë e më e vështirë se kaq”, shkruan Nagavci.
Shkrimi i plotë i deputetes Nagavci:
Këtë foto po e postoj si premtim, si kërkesë për të gjitha ne.
Angazhimi jonë për të drejtat e grave, të gjithë grupeve të margjinalizuara duhet të jetë maksimal, duhet të jemi zëri i padëgjuar, e drejta e mohuar, mundësia e paofruar.
Ne ja kemi dalur të jemi në qeverisje e me përgjegjësi të larta. Rruga s’ka qenë as e lehtë e as e shkurtër, por beteja është e më e gjatë e më e vështirë se kaq.
Gratë e jashtëzakonshme e të fuqishme janë në jetën e secilit prej nesh.Ne mund të krenohemi vetëm atëherë kur fotot si kjo s’do të jenë përjashtim. #Gratë për e me gratë #Bashkë/Epoka e re/