Nagavci: Nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët e tyre

24 gusht 2023 | 20:14

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

“Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Ajo ka treguar se do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.
“Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”.

“Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë. Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 23 korrik të vitit 1999, në Grackë të Lipjanit…