Nagavci njofton mësimdhënësit për shtyrjen e fillimit të procesit mësimor

12 shtator 2021 | 14:31

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se është vendosur që të shtyhet edhe për dy javë procesi mësimor

Në profilin e saj në “Facebook”, Nagavci ka shkruar se i ka informuar mësimdhënësit lidhur me rekomandimet e fundit të IKSHPK-së për shtyrjen e mësimit, duke thënë se të njëjtat do të respektohen për shkak të shëndetit.

“Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha. Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar,  pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor.”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, ka përkujtuar…