Nagavci: Nuk kemi plan ‘B’, qeverinë e bëjmë me LDK-në

22 janar 2020 | 15:39

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo parti nuk ka plan “B”, por vetëm një plan, atë të formimit të qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo populli ka vendosur që këto dy parti të bëjnë Qeverinë.

Pos kësaj, Nagavci ka thënë se mandatari Albin Kurti pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15 ditësh e të mos ketë nevojë për afate të tjera.

Më tutje, Nagavci ka thënë se nuk e shohin si ultimatum deklaratën e djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së, ka thënë se deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me LV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur kjo marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shoqëruan presidentin…