Nagavci pas largimit të ‘Contour Global’-it: Edhe një betejë e fituar
17 mars 2020
| 13:46
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i është gëzuar tërheqjes se “Contour Global”-it nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Ajo e ka quajtur lajm të mirë tërheqjen e kompanisë amerikane.
“Edhe një betejë e fituar. Dorëzohet Contour Global.Në legjislaturën e kaluar e kemi kundërshtuar këtë kontratë të dëmshme dhe tani që jemi në qeverisje ky projekt nuk do të realizohet. Një lajm i mirë për vendin në këto ditë vetizolimi. #Angazhohu për gjërat e drejta”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.