Nagavci përuron çerdhen e re publike në Prizren

24 dhjetor 2024 | 12:34

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar të martën për hapjen e një çerdheje të re në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

“Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Ky investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në vlerë mbi 563 mijë euro, ka kapacitet për të pritur deri në 160 fëmijë.

Nagavci po ashtu ka njoftuar se pas këtij përurimi, do të vazhdohet me projekte të tjera në Malishevë, përfshirë përurimin e shkollës në fshatin Dragobill dhe ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…