Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura

15 nëntor 2022 | 13:33

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët.

Gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve, opozitarë, ministrja Nagavci ka paralajmëruar se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në qeveri dhe më pastaj në Kuvend.

Përmes tij, sipas ministres Nagavci do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike.

Para deputetëve, ajo ka nënvizuar gatishmërinë e dikasterit që drejton për plagjiaturën në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, ajo ka thënë se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro. I njëjti, ajo tha se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e…