Nagavci po merr pjesë në konferencën për mësuesit e gjuhës amtare në Suedi

29 maj 2022 | 12:57

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në Konferencën dyditore për mësuesit e gjuhës amtare “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmo të Suedisë.

Kjo konferencë ka për qëllim që të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare dhe është organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Suedi.

Në këtë konferencë ku temë diskutimi është zgjerimi i njohurive mbi mësimdhënien dhe relacionin mes nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe mes gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe tjetër, ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mësimin në gjuhën shqipe për fëmijët tanë, pa marrë parasysh ku ata rriten dhe veprojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka thërritur…