Nagavci po nxit qëllimshëm tensione në Kuvend
17 dhjetor 2020
| 08:26
Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës po krijon klimë të tensionuar në Kuvend.
Gashi i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, thotë se Nagavci po bën nxitje të qëllimshme në Kuvend.
“Fatkeqësisht në Kuvend është krijuar një klimë e tensionuar, e nxitur nga kryesuesja e Kuvendit. Kam parasysh nënkryetaren e Kuvendit, jo kryetaren. Nxitje e qëllimshme në Kuvend nga zonja Nagavci. Ka shkaktuar klimë të tensionuar për tema të rëndësishme. Keqmenaxhimi i qëllimshëm i seancës, tendenca e trajtimit për përfitime politike momentale dhe tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë ndarë e nuk na kanë bashkuar”, thotë Gashi.