Nagavci po vazhdon vizitën në Izrael, shikon mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë

25 tetor 2022 | 20:53

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael.

Në kuadër të vizitës në këtë shtet, ka takuar përfaqësues të Universitetit “Bar Ilan”, Institutit për Teknologji “Holon”, Kolegjit Akademik “Zefat”, si dhe shkollës së mesme të lartë “Herzog”.

Ajo i ka falënderuar për mikpritjen dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim.

“Rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës ndanë përvojat e tyre në përgatitjen e nxënësve e studentëve sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekesisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi. Bashkë u pajtuam që të shohim mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Ajo ka treguar se gjatë këtyre vizitave kishte kënaqësinë të takojë tre nxënës nga Kosova të cilët janë duke vijuar shkollimin në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast u ka uruar suksese në shkollimin e tyre.

“Falenderuese edhe ndaj të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri për bashkëpunimin dhe ndihmën në organizimin e këtyre takimeve”, ka shkruar Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon…