Nagavci: Rrëzimi i Qeverisë Hoti është çështje ditësh
Ka një muaj që kur u iniciua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk ka marrë përkrahjen e partive të tjera parlamentare.
E pavarësisht kësaj, partia e Albin Kurtit konsideron se rrëzimi i kryeministrit Avdullah Hoti është vetëm çështje ditësh.
Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm. Ajo rendit arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet bie.
“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, ka thënë Nagavci për “KosovaPress”.