Nagavci shkarkon këshillin drejtues të Universitetit të Gjilanit dhe emëron emra të rinj

08 korrik 2021 | 17:14

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas vendimit, të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi-Huruglica.

Ministrja Nagavci në vend të tyre menjëherë ka emëruar: Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli.

Ndërsa sipas arsyetimit, shkarkimi i tyre ka ardhur duke u mbështetur në raportin e punës, gjetjet dhe rekomandimete Raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, të reflektuara me mosefikasitet apo sjelljeve të cilat paraqesin dështim, refuzim, shpërfillje, paaftësi të vazhdueshme për t’i përmbushur detyrat e postit që ushtron, ose për të vepruar në përputhje me sttutin e Universitetit Publik, “Kadri Zeka”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani është grumbulluar këtë të enjte për të nisur përgatitjet…