Nagavci: Situata me pandeminë është jashtë kontrollit, qeveria Hoti faktori kyç për këtë krizë

17 nëntor 2020 | 14:00

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar qeverinë Hoti për menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19.

Ajo ka thënë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit, dhe se qeveria është një prej faktorëve kyç për krizën në vend.

“Ne jemi në një krizë të shumanshme nga Covid-19. Situata është jashtë kontrollit. Është e qartë se kjo Qeveri nuk po ja dalin të menaxhojnë me këtë krizë, madje është një nga faktorët se kriza është kështu siç është. Mbi të gjitha askush nuk e di si do të kalojnë tre muajt e ardhshëm”, ka thënë ajo në fillim të debatit parlamentar në lidhje me situatën pandemike në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në librin, "Një Tokë e Premtuar", Obama e quan Angela…